Prezantimi

Kompania “Qeramika Apollon” Ltd, me qendër në Fier, Albania me adresën: Fabrika e Re e Tullave, Sheq I Madh, e regjistruar si entitet i ligjshem në Gjykatën e Tiranës, me vendimin Nr. 37889, datë 30/03/2007, regjistruar në Tiranë QKR-ja u bë 28/09/2007, i pajisur me NIPT: K73328401U. Në periudhën e vitit 2011, u ngrit një fabrikë e re moderne në Shqipëri, për të gjitha llojet e prodhimit të tullave. Investimi është bërë në një zonë prej 260,000 m2, ne lagjen Sheq I Madh, rreth 2 km nga qendra e qytetit të Fierit. Fabrika e re është rezultat i një teknologjie të përparuar italiane dhe ofron produkte me standardet e vendeve të Komunitetit Europian. Një investim total është rreth 15 milionë euro.
Fazat e prodhimit janë nën kontroll automatik dhe nën një monitorim të rreptë të procesit teknologjik. Në fillimet e saj fabrika prodhohen 6 lloje të tullave dhe sot prodhon mbi 12 lloje të tullave.
Sot “Qeramika Apollon” Ltd është një nga kompanitë kryesore në Shqipëri në prodhimin e tullave me cilësi të lartë.